Kjo është faqja jonë "Wiki" ku do të përmbledhim termat dhe artikujt më të rëndësishëm që kemi trajtur në faqen tonë, që kanë të bëjnë me Apple dhe çdo gjë që lidhet me të. Kjo faqe mund të përdoret si një manual për më fillestarët dhe ato që afrohen për herë të parë në faqen tonë. Këtu do të gjeni gjërat bazë që duhet të njihni për një përdorim sa më të rregullt dhe profesional të pajisjes tuaj iOS. Kjo faqe do të përditësohet vazhdimisht me informacione të reja, që ne mendojmë se janë të domosdoshme për ju!


iPhone

iPhone u prezantua për herë të parë në Janar të vitit 2007 nga Steve Jobs, atëherë CEO i Apple. Është një smartphone i kompanisë Apple që ndër vite ka ofruar disa modele si: iPhone 2G, iPhone 3G, iPhone 3GS, iPhone 4, iPhone 4S, iPhone 5, iPhone 5c dhe iPhone 5s. 

Përdorues i ri - Udhëzues në shqip - Këshilla për baterinë - Këngë si zile - Crash dhe Bllokime - Konfiguro Internetin - Probleme me butonin Home - Garanci - Backup Kontaktet - LTE - Hotspot - Lironi hapësirë RAM - iPhone i bllokuar me Apple ID - iPhone 6 - iPhone 6s - 3D Touch - iPhone 8 - iPhone X - Face ID - iPhone XS - iPhone XR


iOS

Është një sistem operativ i zhvilluar nga Apple për iPhone, iPad dhe iPod touch. Ashtu si OS X është një sistem i bazuar tek UNIX dhe përdor microkernel XNU Mach të bazur tek Darwin OS. iOS është prezantuar më 9 janar 2007 gjatë Macworld Conference & Expo, dhe versioni 1.0 ka dalë në treg më 29 qershor sëbashku me iPhone-in e parë.

iOS 12 - Zbulojmë iOS 12 - iOS 11 - Zbulojmë iOS 9 - Si të instaloni iOS 9 Beta?Zbulojmë iOS 8 - Si të instaloni iOS 8? - iOS 8 vs iOS 7 - Si të instaloni iOS 7? - iOS 7 vs iOS 6 - iOS 7 vs Android 4.3 - Assistive Touch - Efekti Blur - Airplay - iCloud - Find my iPhone - Facetime - LivePhots - Apple Music


App Store

App Store është një shërbim i realizuar nga Apple, i disponueshëm për iPhone, iPad dhe iPod touch, që i lejon përdoruesve të shkarkojnë dhe të blejnë aplikacionet dhe lojërat e disponueshme në dyqanin iTunes Store. Aplikacionet mund të jenë falas ose me pagesë, dhe mund të instalohen direkt në pajisje ose në një kompjuter. App Store është lëshuar për herë të parë më 10 korrik 2008. 

Si ta përdorni? - Si të krijoni një account? - Si të ndryshoni shtetin? - Si të ndryshoni email-in e Apple ID? - Kodet Redeem - Tastiera për iOS


iTunes

iTunes është një program i realizuar nga Apple për të riprodhuar dhe organizuar file-t multimedial, duke ofruar mundësinë për të shkarkuar online këngë, video, filma, etj. Është kompatibël me kompjuterat Mac dhe Windows. Gjithashtu përdoret edhe për të menaxhuar pajisjet iOS si: iPhone, iPad dhe iPod touch. Është një program i domosdoshëm. 

Restore - DFU Mode - Error - Recovery Mode - Transferoni file në iPhone - Ku ruhet Backup?


Jailbreak

Jailbreak është proçesi që ju lejon të instaloni një kod të panënshkruar, kjo bëhet nëpërmjet programeve të posatçme si evasi0n, snowbreeze, redsn0w, etj. Avantazhi kryesorë i tij është lidhja me Cydia, e cila lejon instalimin e paketave alternative që nuk janë origjinale të App Store. Falë këtij proçesi mund të modifikoni sipas dëshirës sistemin iOS. 

Çfarë është Jailbreak? - Historia e Jailbreak - Jaibreak për herë të parë! - Alfabeti Jailbreak - Guida Jailbreak - Jailbreak me buton të prishur


Cydia

Cydia është një program i cili instalohet në aparatin Apple kur kryejmë Jailbreak, është një App Store alternativ që ofron shumë programe që nuk janë të çertifikuara nga Apple dhe që ofrojnë mundësinë e modifikimit të iOS sipas dëshirës. 

Çfarë është Cydia? - Si të shtoni një repo (source)? - Alternativat e Installous - Programet më të mira - Si të instaloni një Temë? - Backup Tweaks - Winterboard


Downgrade

Downgrade quhet proçesi që bën të mundur kalimin nga versioni aktual i iOS që keni të instaluar në pajisjen tuaj, në një version më të vjetër të iOS. Për të kryer një veprim të tillë duhet të keni ruajtur disa çertifikat SHSH në kompjuterin tuaj, ose në Cydia. 

Çertifikatat SHSH - Downgrade nga iOS 6 në iOS 5 - Downgrade nga iOS 5 në iOS 4 - Downgrade nga iOS 4 në iOS 3 - iFaith - TinyUmbrella


Unlock

Unlock mban emrin proçesi i zhbllokimit të një pajisje iOS, dmth pasi të kemi kryer këtë proçes do të kemi mundësinë të përdorim iPhone-in me çdo lloj karte sim, të huaj ose shqiptare, pa pasur nevojë për kartën origjinale të operatorit me të cilin është shitur iPhone. Factory Unlocked është termi që përdoret për të identifikuar një pajisje të zhbllokuar nga fabrika që punon me çdo operator. 

Unnlock iOS 6 - Unlock iOS 5 - Baseband - Ruaj Baseband - Ultrasn0w - R-Sim 9 Pro - Sam iOS 6 - Sam iOS 7

Mac

Mac është familja më popullore e kompjuterave Apple, që kanë dalur në treg që në vitin 1984 dhe që instalojnë sistemin operativ Mac OS. Modelet kryesore janë iMac, Mac Mini Macbook, Macbook Pro dhe  Macbook Air. 

OS X 10.14 Mojave - Si të instaloni OS X El Capitan? - OS X 10.11 El Capitan - OS X 10.10 Yosemite - OS X Yosemive VS Mavericks - OS X 10.9 Mavericks - MacBook 12" - iMac - MacBook Air - MacBook Pro