Dizajni është paska ndryshe nga gjenerata e kaluar sepse modelet e reja iPhone 13 Pro kanë korniza prej çeliku me shkëlqim. Gjithashtu rreth sensorëve të kamerave janë tre unaza prej çeliku gjithashtu. Përveç kamerave wide dhe ultra wide, iPhone 13 Pro ka edhe një sensor të tretë telefoto me zmadhim optik 3x. Por kamerat wide dhe ultra wide nuk janë njëlloj me kamerat e iPhone 13 dhe 13 mini.
Por çfarë kanë të veçantë kamerat e iPhone 13 Pro?
- Kamera 77mm telefoto ka zmadhim optik 3x
- Kamera ultra-wide me hapje f/1.8 përmirëson performancën në dritë të paktë me 92%
- Kamera wide (kryesore) me hapje f/1.5 përmirëson performancën në dritë të paktë me 2.2 herë.
- Për herë të parë mund të përdorni Night Mode në të gjitha kamerat.
iPhone 13 Pro dhe Pro Max vinë me ekranin Pro Motion me frekuencë të adaptueshme që sillet mes 10 deri në 120Hz në varësi të asaj çfarë përdoruesi po bën me smartfonin. Për shembull nëse po shikoni një film, iPhone do të përdorë një frekuencë më të ulët për të kursyer jetëgjatësinë e baterisë.
Duke qenë se iPhone 13 Pro Max është smartfoni më i madh i tërë linjës, do të merrni më shumë jetëgjatësi baterie. Apple premton 2.5 orë më shumë në 10 Pro Max dhe 1.5 orë më shumë në iPhone 13 Pro. Njëlloj si modelet standarde, 13 Pro dhe 13 Pro Max vinë me çipin A15 Bionic. Dizajni i tij prej 5 nanometër përmban 15 miliardë tranzistorë në kombinuar në 2 bërthama të performancës së lartë dhe 4 të performancës së ulët.
Për modelet Pro është ndërtuar një grafikë e re me 5 bërthama. Porositë fillojnë të Premten dhe smartfonët janë të disponueshëm në dyqane më 24 Shtator. Janë të disponueshëm 4 modele 128GB, 256GB, 512GB dhe për herë të parë një model 1TB. iPhone 13 Pro kushton 999 dollarë ndërsa modeli Pro Max 1,099 dollarë, respektivisht, dhe vijnë në gjyrat grafit, ari, argjend dhe blu sierra. /iPhoneAlbania
0 komente:
Post a Comment