Dëshironi të testoni iOS 15 në pajisjen tuaj? Tani mund ta bëni edhe ju, falë versionit beta publik. Por ju ftojmë të bëni kujdes pasi bëhet fjalë për një version beta dhe si e tillë përmban bug. Përpara se ta instaloni ju rekomandojmë të bëni një backup të iOS 14 në iTunes ose iCloud. Në këtë mënyrë nëse dëshironi të ktheheni pas, mund ta bëni pa problem dhe pa humbur asgjë.

Guida: Si të instaloni versionin beta publik të iOS 15

1. Regjistrohuni në programin Beta https://beta.apple.com/sp/betaprogram/

2. Nëse jeni të regjistruar, atëher lidhuni në këtë adresë: https://beta.apple.com/sp/betaprogram/ dhe bëni Login duke përdorur të dhënat tuaja Apple ID.

3. Futuni në seksionin Enroll Your Device


4. Shkarkoni profilin e konfigurimit (direkt nga iPhone) duke vizituar faqen zyrtare beta të Apple dhe duke shtypur Download Profile. Pranoni të dhënat, shtypni Install dhe ndiqni instruksionet në ekran. Pas instalimit të profilit iPhone do të fiket dhe rindizet.

5. Tani shkoni tek Settings > General > Update Software dhe instaloni iOS 15 sikur të ishte një përditësim normal. Instalimi duhet të nisë automatikisht.

Shënim:  Nëse keni instaluar një profil beta të iOS 13 në të kaluarën në iPhone-in tuaj, duhet ta fshini atë përpara se të instaloni iOS 15. Ju kujtojmë se në rast se vendosni të bëni Downgrade, nuk mund të kaloni backup-in e iOS 15 në iOS 14. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment