Apple ka njoftuar se sot më 15 Shtator do të organizojë një eveniment special ku pritet të prezantojë modelet e reja Apple Watch dhe një iPad të përditësuar. Që prej 2012-s Apple ka prezantuar çdo Shtator modelet e reja të iPhone. Por këtë vit sipas CFO së Apple Luca Mastri, iPhone-t e rinj do të vinë disa javë me vonesë për shkak të problemeve me zinxhirët e prodhimit për shkak të pandemisë Covid-19.

Deri tani spekulimet thonë se linja e re e iPhone do të prezantohet në Tetor prandaj me shumë gjasa evenimenti i sotëm i dedikohet iPad dhe Apple Watch. Megjithatë askush nuk është i sigurtë se çfarë kompania do të zbulojë më 15 Shtator. Mark Gurman i Bloomberg citon burimet e tij se iPhone nuk debuton deri në Tetor.

Të gjitha modelet e iPhone 12 pritet të kenë ekrane OLED dhe çipin A14 të Apple i ndërtuar mbi arkitekturën 5-nanometër. Së fundi ato vinë me teknologjinë 5G nëse duhet të besojmë spekulimeve disa mujore. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment