Drejtori ekzekutiv i Apple, Tim Cook, ka hyrë në klubin e miliarderëve, ndërkohë që aksionet e kompanisë vazhdojnë të rriten. Vlera në treg e Apple ka qenë në rritje pas rezultateve të mira dhe një ambienti të favorshëm për gjigantët e teknologjisë. Cook zotëron 847.969 aksione dhe ka fituar 125 milionë dollarë vitin e kaluar. Javën e shkuar, themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckenberg, pa pasurinë e tij të arrinte 100 miliardë dollarët.


Kompanitë teknologjike, përfshirë Apple, Facebook dhe Amazon kanë parë përfitimet e tyre të rriten gjatë pandemisë së koronavirusit, pasi gjithnjë e më shumë njerëz kanë qëndruar online. Apple me qendër në “Silicon Valley”, është pranë një rekordi të ri, atë të të qenit e para kompani që do të vlerësohet në 2 trilionë dollarë. Dy vite më parë ajo u bë kompania e parë që vlerësohej në 1 trilionë dollarë.


Tim Cook mori drejtimin e Apple nga themeluesi Steve Jobs, nëntë vite më parë. Statusi i tij si miliarder bazohet në aksionet që ai zotëron dhe pagesat që ka marrë në Apple, të përllogaritura nga indeksi i miliarderëve i Bloomberg-ut. Në 2015-n ai tha se planifikonte ta jepte pjesën më të madhe të pasurisë së tij për bamirësi dhe ka dhuruar në fakt aksione të Apple-it me vlerë miliona dollarë.


Zuckerbergu i Facebook ka bërë një premtim të ngjashëm për të dhuruar pjesën më të madhe të aksioneve të tij. Zuckerberg bashkë me shefin e Amazon, Jeff Bezos dhe atë të Tesla-s, Elon Musk, e kanë ngritur pasurinë e tyre nga aksionet e mëdha në kompanitë që kanë themeluar. Në krahasim, aksionet e Cook-ut në Apple janë minimale, në rreth 0.02 për qind.

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment