Një nga funksionet më interesante të iOS 14 është edhe mundësia për të ndryshuar browser dhe aplikacionin e postës elektronike të përzgjedhur në default. Në versionet e mëparshme iOS, përdoruesit nuk kishin mundësi të zgjidhnin një aplikacion të caktuar dhe ta vendosnin si funksion parësor.

Për shembull, megjithëse kishim mundësinë të instalonin aplikacione si Chrome, sistemi iOS hapte gjithmonë shfletuesin Safari sa herë që ju kërkonit një link të caktuar. Me iOS 14 Apple ka njoftur se do të ndryshojë diçka, duke i dhënë mundësinë përdoruesit që të zgjedhë nëse dëshiron të zëvendësojë aplikacionet e përzgjedhura si default me aplikacione të palëve të treta.


Kur të instaloni një browser Web që e mbështet këtë funksion, iOS do të shfaqë automatikisht një opsion të ri, që quhet "Default Browser App" tek Settings. Nga këtu, mund të zgjedhim cilin aplikacion dëshirojmë si shfletues kryesor në vend të Safarit. E njëjta gjë vlen edhe për postën elektronike. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment