Apple ka lëshuar dje versionin e parë beta publikiOS 14, duke i dhënë mundësinë edhe përdoruesit të thjeshtë që të testojë version më të ri iOS që do të lëshohet zyrtarisht për të gjithë gjatë vjeshtës. Versioni i parë beta publik i iOS 14 korrispondon me versionin e dytë beta për zhvilluesit.

Ata që dëshirojnë të bëhen pjesë e programit beta testing mund të regjistrohen nga faqja zyrtare e Apple. Çdo beta tester që është regjistruar në programin e Apple do të marrë versionin beta publik të iOS 14 nëpërmjet versionit OTA pasi të ketë instaluar çertifikatat përkatës në pajisjen e tij. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment