App Library në iOS 14 organizon automatikisht alikacionet dhe ndryshon mënyrën e menaxhimit të aplikacioneve në krahasim me të kaluarën. App Library mund të konsiderohet si një hapësirë e re që organizon automatikisht të gjitha aplikacionet në një pamje të vetme dhe shfaq ato që mendon se janë më të nevojshme për përdoruesin në atë moment.

Funksioni App Library është i disponueshëm në fund të faqeve të Home Screen. Aplikacionet organizohen automatikisht në bazë të kategorive. Duke klikuar mbi ikonat më të mëdha, që përfaqësojnë aplikacionet më të përdorura, do të hapet menjëherë aplikacioni, ndërsa nëse klikoni ikonat më të vogla do të hapet një folder me të gjitha aplikacionet që përmban.


Nëse bëni një swipe në drejtim poshtë, ndërkohë që jeni në App Library, do të hapet një listë me të gjitha aplikacionet sipas rradhës alfabetike. Nga këtu mund edhe të kërkoni një aplikacion ose të klikoni tek shronjat që ndodhen në të djathtë për të shkuar direkt tek aplikacioni që dëshironi.


Mund të zgjedhni edhe sa faqe dëshironi të shfaqni në Home Screen, ose t'i fshehni ato dhe të shfrytëzoni App Library. Për të fshehur një ose më shumë faqe, mbanë të shtypur ekranin në një pikë çfarëdo dhe më pas klikoni sipër pikave që ndodhen në pjesën e poshtme të ekranit që tani ndodhen brenda një sfondi gri. Do të hapet një dritare nga ku mbund të zgjedhni faqet që dëshironi të shfaqni. Nëse nuk seleksiononi asnjë faqe, iOS 14 do të shfaqë vetëm App Library. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment