Me iOS 14, zhvilluesit do të jenë në gjëndje të shtojnë në aplikacionet e tyre mundësinë e njohjes së lëvizjeve të trupit duke përdorur framework Vision. Ky funksion do të bëjë të mundur që aplikacionet të analizojnë pozicionet, lëvizjet dhe gjestet e personave, duke ofruar një shumëllojshmëri potencialesh përdorimi.

Apple ofron disa shembuj, midis të cilave një aplikacion për fitnes në gjëndje të dallojë automatikisht aktivitetin fizik të përdoruesit, një aplikacion për stërvijen e forcave të sigurisë që mund të ndihmojë në përdorimin e pozicioneve korrekte dhe një aplikacion media editing në gjëndje të gjejë foto ose video të bazuara në pozicione të ngjashme me një subjekt tjetër.


Njohja e pozicionit të duarve do të ofrojë një formë të re bashkëveprimi me aplikacionet. Apple ka shfaqur një person që vizaton në një aplikacion për iPhone pa e prekur ekranin. Gjithashtu, aplikacionet mund të përdorin këtë framework për të mbivendosur emoji ose grafika të ndryshme sipër duarve të një përdoruesi që pasqyrojnë një gjest specifik.

Një tjetër shembull është një aplikacion për fotokamerën që aktivizon automatikisht shkrepjen e një fotoje kur kupton se përdoruesi po bën një gjest specifik me duar. Si ju duket ky funksion i iOS 14? /iPhoneAlbania

Kategoritë: ,

0 komente:

Post a Comment