Me iOS 14, ju mund të prekni pjesën e pasme të iPhone për të kryer një veprim automatik të përzgjedhur nga ju. Ky është një nga funksionet e shumta të iOS 14 që nuk është përmendur gjatë WWDC 2020. Funksioni quhet Back Tap, dhe siç e sugjeron edhe vetë emri, aktivizon njohjen e goditjes në pjesën e pasme të iPhone.

Funksioni Back Tap mund të konfigurohet për të funksionuar me një ose dy të prekura në pjesën e pasme të iPhone, edhe në prani të një koveri. Mund ta shfrytëzoni për të bërë një screenshot, për të telefonuar një kontakt të preferuar ose ndonjë konfigurim automatik pak më kompleks sipas dëshirës tuaj.


Zhvilluesit që po testojnë versionin e parë beta të iOS 14 gjatë këtyre ditëve, kanë sinjalizuar edhe një funksion që bën të mundur dërgimin e një njoftimi në momentin që iPhone kap një tingull që mund të ngjall interes tek përdoruesi. Si për shembull, një fëmijë që qan, një alarm kundër zjarrit ose një çezme e harruar e hapur. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment