Open Data Albania ka krijuar platformën e parë në Shqipëri për gjurmimin e sëmundjes të shkaktuar nga koronavirusi COVID-19. Kjo platformë jep informacione si raste të testuara, të prekur, të spitalizuar, të shëruar dhe të vdekur. Informacione përditësohen vazhdimisht me të dhëna zyrtare të marra nga Instituti i Shëndetit Publik.

Open Data Kosovo gjithashtu ofron një platformë të ngjashme me të dhëna të marra nga Ministria e Shëndetit të Kosovës. Përveç statistikave, Open Data Albania jep edhe këshilla rreth COVID-19 dhe mbrojtjes prej tij. Së fundi përveç informacioneve rreth të prekurve dhe viktimave të COVID-19 në Shqipëri dhe Kosovë, platforma jep detaje rreth rasteve në mbarë botën.

0 komente:

Post a Comment