Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- The Prax: Micro Budget Tracker, nga 0.89€, falas
The Prax është një program i dobishëm nëse keni nevojë të mbani shpenzimet tuaja nën kontroll. Ai ju jep mundësinë të kryeni veprime financiare duke krijuar fillimisht një buxhet, më pas mund të rregjistroni shpenzime dhe të keni statistika sipas nevojave. Gjithashtu programi ju lejon të krijoni buxhete të ndryshme si dhe të bashkëpunoni me familjen ose miqtë tuaj ku ata mund të ruajnë shpenzimet në të njëjtin buxhet.


- Color Watch, nga 1.79€, falas.
Color Watch është një program i cili ju lejon të krijoni imazhe dhe animime plot ngjyra, ti ruani në galerinë e fotove ose ti transferoni në Apple Watch. Me pak fantazi mund të krijoni imazhe që në Apple Watch do të duket me të vërtetë fantastike.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment