Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Magic Launcer Pro, nga 2.79€, falas
Magic Launcher Pro është një program i cili ju lejon të gruponi dhe hapni programet tuaja të preferuara edhe kur iPhone është i bllokuar ose në statusin "Lock Screen". Programi gjithsesi kontrollon nëse një program mund të hapet edhe kur iPhone është në statusin e mësipërm, përpara se të shfaqë ikonën e tij.


- LifeOn, nga 0.89€, falas
LifeOn është një program i cili ju lejon të përcaktoni data eventesh të cilat do të sinkronizohen me funksionin Calendar dhe Reminder. Gjithashtu programi përfshin dhe mundësinë për të shfaqur një Widget nga i cili do të merrni në kohë reale eventet e datave në vazhdim.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment