Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Peppa Pig: Sports Day, nga 2.79€, falas
Peppa Pig sjell në iOS personazhe e njohur për fëmijët e cila duhet të garojë me miqtë e saj në lojëra të ndryshme olimpike. Loja i dedikohet fëmijëve por dhe të rriturve pasi garat bëhen më të vështira pasi të kaloni nivelet e para.


- Pause: Mindful Moments, nga 1.79€, falas
Pause është një program i cili ju ndihmon të relaksoheni me një nga metodat më antike të botës orientale, Tai Chi. Për të arritur këtë qëllim duhet duhet vetëm të lëvizni gishtin mbi ekran shumë ngadalë dhe efektet që do të shikoni në ekran do t'ju sjellin qetësi mendore.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment