Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Element Td, nga 0.89€, falas
Element Td është një lojë me temë strategji ku  duhet të mposhtni armikun duke ndërtuar kështjella dhe përmirësuar ushtrinë që i mbron ato. Pasi të keni krijuar ushtrinë duhet të sulmoni armiqtë që do të tentojnë t'ju marrin çdo gjë por gjithashtu duhet ti bëni ballë dhe sulmeve të papritura.


Trigono: Dangerous Triangles, nga 0.89€, falas.
Trigono është një lojë me temë kuic ku duhet të kontrolloni një trekëndësh blu duke prekur ekranin në të majtë apo të djathtë për ta spostuar në brinjët e një trekëndëshi më të madh, me qëllim që të evitoni ato me ngjyrë të kuqe. Në 100 misionet e ndryshme që loja ofron duhet të tregoheni  të shkathët përndryshe gjithçka përfundon.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment