Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Fiete Choice, nga 0.89, falas
Fiete Coice është një lojë për fëmijë ku ata do të mësojnë të mbajnë rregullin e gjërave  duke vendosur objektet në vëndet e duhura. Loja ofron 99 nivele të ndryshme ku fëmijët do të mësojnë dhe argëtohen.


Get 'Em, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Get 'Em është një lojë e veçantë në stilin e saj ku ju duhet të drejtoni qenët e stërvitur të ndalojnë krimin që ka pushtuar qytetin. Kini kujdes sepse nuk do të jetë e thejshtë dhe duhet të fitoni çdo betejër për të përmirësuar aftësitë e qenëve luftëtarë.


Awesome Breathing, nga 0.89€, falas.
Awesome Breathing është një program i dobishëm i cili ju ndihmon të gjeni qetësi mendore nëpërmjet 4 guidave të cilat do t'ju mësojnë të merrni frymë në mënyrë relaksuese. Gjithashtu mund të krioji dhe mënyrat tuaja të frymëmarrjes qetësuese të cila programi do ti ruaj dhe më pas mund ti ndani me miqtë.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment