Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- forma.8 Go, nga 4.79€, falas
forma.8 Go është një lojë e vlerësuar në App Store në të cilën duhet të luani në rolin e një roboti të dërguar në një botë aliene. Qëllimi është të zbuloni burimin e energjisë por për të arritur atje duhet të luftoni kundra armiqve, të zbuluni sekrete dhe të eksploroni ambjente të rrezikshme për ju.


- Crouton: Cooking Companion, nga 1.79€, falas
Crouton është një program i cili sjell për ju shumë rreceta gatimi por ndryshe nga shumë të tjerë ai ju lejon të krijoni një plan gatimi të cilin mund ta ruani dhe ta konsultoni për të parë recetat e zgjedhura më parë.



Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment