Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Fish Fly Fever, nga 1.79€, falas
Fish Fly Fever është një lojë sfiduese dhe kaotike ku do të kontrolloni një peshk i cili gjatë lojës akumulon temperature dhe më pas ajo transformohet në energji e cila zhduk armiqtë për disa momente. Qëllimi i lojës është të mos keni kontakte me ato sepse nëse ndodh loja përfundon. Keni në dispozicion 9 personazhë  të ndryshëm ku secili ka karakteristika të ndryshme.


- The Great Coffee App, nga 2.79€, falas
The Great Coffe App është një program i cili sjell për ju detajet e 19 përgatitjeve të ndryshme të kafesë. Çdo element shoqërohet me shpjegime, imazhe dhe video ku ju mund të mësoni dhe ti bëni në kuzhinën shtëpiake. Sot mund ta merrni falas për një kohë të limituar.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment