Flitet se Apple po punon për një iPhone ekonomik që mund të prezantohet muajt e ardhshëm, dhe siç ndodh gjithmonë me produketet e reja Apple, prodhuesit e aksesorëve kanë nisur që tani të prodhojnë kovera për pajisjet e reja.

Prodhuesit e aksesorëve Apple, shpesh herë i projektojnë ato shumë më pëpara prezantimit të modeleve të reja iPhone, duke u bazuar tek thashethemet e fundit, skema, rendering dhe detaje të tjera. Shumë shpesh këto informacione janë mjaft të detajuara. Sipas zërave të fundit, dizajni i iPhone 9 dhe iPhone SE 2 do të jetë i njëjtë me atë të iPhone 8, me një ekran 4,7 inch. /iPhoneAlbania


0 komente:

Post a Comment