Funksioni Dark Mode do të vijë së shpejti në versionin e WhatsApp për iOS. Përdoruesit që marrin pjesë në programin beta TestFlight të aplikacionit e kanë vënë re këtë funksion në testet e fundit, duke konfirmuar zërat se tema e errët do të vijë së shpejti edhe në iPhone.

Dark Mode është shfaqur për herë të parë në një version të fundit beta të WhatsApp për Android, që është një sinjal i mirë për përdoruesit iOS, pasi mund të kuptojnë se çfarë të presin në të ardhmen. Ende nuk e dimë se kur ky funksion do të integrohet në versionin zyrtar të aplikacionit. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment