Nëse po kërkoni një SmartPhone që kushton pak por që ju lejon të keni fotokamer të mirë, të luani lojërat e fundit apo të ketë bateri që duron, ne ju këshillojmë të merrni në konsideratë 2 versionet e SmartPhone që kompania Motorola pritet të sjell në treg gjatë muaji Prill.

Kanë kaluar vetëm pak ditë nga njoftimi zyrtar i kompanisë e cila do të mbaj një event në datë 23 Shkurt ku do të prezantohen zyrëtarisht Moto G Power dhe Moto G Stylus të cilët bëjnë pjesë në serinë e SmartPhone-ëve ekonomik si Google Pixel. Edhe pse cilësohen si versione që nuk kushtojnë shumë, karkteristikat e tyre janë pothuajse të njëjta me ato më të kushtueshmit.

Moto G8 Power
Ky version sjell për ju një produkt i cili ka si fuqi baterinë. Ajo mund të akumulojë deri në 5000 mAh  dhe drejtuesit e Motorola sigurojnë të paktën 3 dit autonomi vetëm me një karikim. Ekrani është një LCD me rrezolucion 1080 x 2300 pixel dhe dimensione 6.4 inch në diagonal. Chip-i është furnizuar nga Qualcomm dhe monton serinë SnapDragon 665 me teknologjinë Octa-Core deri në 2.0Ghz. Memoria Ram arrin në 4GB ndërsa hapësira për foto dhe dokumenta është 64 Gb e montuar por keni mundësi të vendosni dhe memorie të teknologjisë microSD

Fotokamera është me të vërtetë fantastike për çmimin, sepse integron teknologjinë me 4 objektivë:
  • 1 objektiv me  16 Mpx i cili merr detaje në gjërësi ose  Wide
  • 1 objektiv me 8 Mpx i cili lejon teknologjinë Telephoto dhe 2x zoom optik
  • 1 objektiv me 8 Mpx i cili merr detaje në UltraWide
  • 1 objektiv me 2 Mpx për funksionet Macro
Përsa i përket çmimit ai do jetë rreth 250$ dhe mund ta blini duke filluar nga muaji Prill.

Moto G Stylus
Ky është versioni ekonomik i cili vjen bashkangjitur me lapsin elektrostatik të cilin mund ta përdorni për të kontrolluar funksionet e sistemit operativ ose të mbani shënime sikur të ishit duke shkruar mbi një bllok shënimesh. 


Karakteristikat janë të njëjta me ato të versionit të mësipërm përveç baterisë e cila ka kapacitet deri në 4000 mAh dhe autonomi prej 2 ditësh vetëm me një karikim dhe fotokamerës e cila vjen me 3 objektivë të ndryshëm të cilët janë:
  • 1 objektiv me 48 Mpx Wide
  • 1 objektiv me 16 Mpx UltraWide
  • 1 objektiv me 2 Mpx Macro

Në këtë rast çmimi do të jetë 300$ dhe do ta gjeni në shitje në muajin Prill.

Kujtojmë gjithashtu që të dy versionet do të ekzekutojnë sistemin operativ Android 10. /iPhoneAlbania



0 komente:

Post a Comment