Apple postoi një tre mujor rekord fiskal me të ardhura që kaluan 91.8 miliardë dollarët në tre muajt e fundit. E thënë thjeshtë gjatë kësaj periudhe ka pasur më shumë pajisje Apple në duart e konsumatorëve sesa zakonisht. Sipas të dhënave të fundit që Apple ofroi përmes App Store, iOS 13 është instaluar në 77% të pajisjeve Apple.

Versioni i fundit i Apple është i disponueshëm për të gjitha modelet e katër viteve të fundit. Po i njëjti raport tregon se 17% e iPhone ende janë në iOS 12 ndërsa pjesa tjetër që kanë një version iOS më të vjetër është 6%. Gjithashtu nga raportimi mësojmë se 79% e iPad lançuar në katër vitet e fundit kanë të instaluar iPadOS 13. 19% janë në iOS 12 dhe 2% në versione më të hershme.


Hera e fundit që Apple ofroi informacione ishte Tetori.  Atë kohë iOS 13 ishte instaluar në 55% të pajisjeve duke treguar një rritje të konsiderueshme në tre muajt e fundit. Krahasuar me një vit më parë, është një diferencë e vogël sepse 78% e pajisjeve kishin të instaluar iOS 12.

Vlen të theksohet se pika më e fortë e Apple është më e dobëta për Android i cili sot vuan një fragmentim të madh pavarësisht se është sistemi operativ mobile më i përdorur në botë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment