Marsi është një muaj mjaft i rëndësishëm për Apple, sepse zakonisht kompania në këtë periudhë të vitit mban një prej konferencave të saj vjetore ku prezanton produkte të reja dhe këtë vit presim edhe modelin e ri iPhone SE 2. Një raportim i ri nga faqja gjermane iPhone-ticker.de ka në program të organizojë një konferencë në fundi të muajit mars, me shumë mundësi ditën e martë 31 mars.

Gjatë kësaj konference duket i sigurtë prezantimi i modeleti të ri iPhone me kosto më të ulët, që për momentin njihet si "iPhone SE 2" apo "iPhone 9", që mund të vijë në treg më 3 prill. Ky raport konfirmon edhe deklaratat e fundit të analistit Kuo, i cili e ka përmendur modelin e ri iPhone në një shënim që kishte të bënte me furnitorët e fotokamerave duke konfirmuar prezantimin e iPhone SE 2 në muajt e ardhshëm. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment