AirDrop ka qenë një prej teknologjive më të dobishme që Apple ka përfshirë tek pajisjet e saj dhe Samsung më në fund ka vendosur të vijë me një version të tij. Pasi prezantoi Galaxy S20, S20 Plus dhe S20 Ultra dy ditë më parë, kompania tha se opsioni i ri Quick Share do të jetë i disponueshëm fillimisht tek këta tre modele.

I ngjashëm me AirDrop, Quick Share tregon se cilat kontakte janë pranë në mënyrë që tu dërgoni me lehtësi skedarë. Por ajo që e diferencon Quick Share nga AirDrop është se mund të ndani të dhëna me 5 miq njëherazi. AirDrop është i kufizuar vetëm me 1.

Informacionet e para rreth Quick Share u zbuluan muajin e kaluar së bashku me disa foto që tregonin se kushdo me një telefon apo tablet Samsung të përshtatshëm mund të dërgonte përmbajtje. Për momentin të vetmet pajisje të përshtatshme janë modelet Galaxy S20. Por Samsung thotë se me kalimin e kohë më shumë pajisje do të integrohen m ekëtë funksion.

Google gjithashtu po punon në një funksion të ngjashëm të quajtur Nearby Sharing që mund të mbërrijë në telefonët Pixel në fund të vitit. Në fund të fundit të gjithë biem dakord se AirDrop ishte një ide e shkëlqyer.

0 komente:

Post a Comment