Pas një fillimi shumë të vështirë dhe një faze të gjatë përmirësimi, Apple ka kompletuar më në fund proçesin e rishikimit të aplikacionit të hartave. Lajmi është zyrtarizuar nga vetëm Apple e cila ka punuar në integrimin e shumë përmirësimeve në aspektin e detajeve, duke e zgjeruar edhe mbulimin rrugor dhe të pikave të interesit duke ofruar kështu ekperiencën më të mirë për përdoruesin.

Look Around, funsioni i përfolur i ngjashëm me Street View të Google Maps, sjell një pamje të re rrugore fantastike me fotografi në 3D me rezolucion të lartë e disponueshme për momentin vetëm në New York, San Francisco, Los Angeles, Las Vegas, Houston dhe Oahu. Por kompania ka siguruar se së shpejti do të vijnë edhe qytete të reja.


Përdoruesit në Shtetet e Bashkuara mund të shfrytëzojnë një aplikacion Maps të ridizenjuar me një navigim më të shpejtë dhe të saktë, dhe me një pamje më të kompletuar të rrugëve, ndërtesave, parqeve, aeroportev, qendrave tregtare etj... Tani do të jetë më e thjeshtë dhe më argëtuese të arrini në destinacion. Hartat e reja janë të disponueshme vetëm në SHBA për momentin por së shpejti do të vijnë edhe në Europë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment