Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

The Girl Who Sold The World, nga 3.79€, falas.
The Girl Who Sold The World është një lojë  në të cilën duhet të ndihmoni një vajzë të gjej rrënjët e saj nëpërmjet një sistemi me mesazhe të quajtur Skyler Messenger. Loja ndahet në 7 kapituj ku secili nga ato kërkon përqëndrim dhe shpejtësi në veprime.


AR-Kid Space, nga 0.89€. falas.
AR-Kid Space është një program i cili shfrytëzon teknologjinë AR (Augmented Reality) dhe do të sjellë për fëmijët një skenë reale të lëshimit të një anije kozmike drejtë Hënës. Detajet e skenës janë me të vërtetë fantastike por programi mund të shkarkohet falas vetëm nëse keni një akount Apple të rregjistruar në Amerikë.


Vocabolary Prep, nga 2.79€, falas
Vocabolary Prep është një lojë me temë kuic ku qëllimi juaj do të jetë të gjeni fjalët që i përgjigjen pyetjeve të çdo niveli. Gjatë lojë do të keni mundësi të mësoni më shumë fjalë apo shprehje në gjuhën angleze.


- Watchicon: Animal Edition, nga 2.79€, falas
Watchicon është një program për Apple Watch i cili ju lejon të shtoni ikona që përfaqësojnë kafshë të ndryshme në Apple Watch. Ato do të përdoren në gjëndjen Modular ose Infograph dhe mund të zgjidhni nga më shumë se 60 ikona të ndryshme.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment