Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- V2Art, nga 1.79€, falas
V2Art është një program i cili sjell në iOS mundësinë për të modifikuar filmimet e bëra me fotokamerën e iDevice. Programi vë në dispozicion filtra dhe efekte të ndryshme të cilat mund ti aplikoni në çdo sekuencë.


Ear Cat: Music Ear Trainer, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Ear Cat është një program i dobishëm për të gjithë ju që jeni të apasionuar pas muzikës. Ai ju jep mundësinë të stërvisni veshin me notat muzikore, nëpërmjet kuiceve dhe shpjegimeve interaktive.


- Note'd, nga 1.79€, falas
Note'd sjell në iOS funksionin e ditarit. Ashtu siç do të zgjidhnit në dyqan ditarin e preferuar, në këtë program do të zgjidhni më parë ngjyrën apo kopertinën e tij dhe më pas do të ruani shënimet dhe jo vetëm.  Gjthashtu do të keni mundësi të krijoni një ose më shumë ditarë.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment