Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Movie Madness, nga 8.79€, falas
Movie Madness është një lojë që mund të luhet me të paktën 3 persona. Pasi ta shkarkoni duhet të krijoni profilin tuaj dhe të merrni pjesë në aksione të filmave të ndryshëm bashkë me lojtarët e tjerë. Nëse nuk arrini objektivin brënda kohës së caktuar, kundërshtari fiton. Loja mund të shkarkohet falas dhe sot keni mundësinë të hiqni rreklamat pasi në In-App Purchase keni një paketë falas për një kohë të limituar. Nxitoni ta merrni!



- Magicube, nga 0.89€, falas
Magicube është një lojë me temë kuic ku duhet të formoni figurat duke lëvizur elementët brënda një sipërfaqeje të caktuar. Gjithashtu duhet të jeni të shpejtë për të qënë kampion në këtë lojë.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment