Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- ShiftCal, nga 0.89€, falas
ShiftCal është një program i cili ju jep mundësinë të ruani oraret e punës dhe të shikoni në kalendar të gjitha ditët. Program është akoma më i dobishëm nëse punoni me turne, pasi do të llogarisë automatikisht të gjitha ditët pasi të vendosni se cilat janë oraret. Gjithashtu keni mundësi të personalizoni ngjyrat dhe ikonat sipas dëshirës.


YoWindow Weather, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
YoWindow Weather është një program alternativ për marrë informacione mbi motin në qytetin tuaj. Fuqia e tij është aftësia për të treguar qytetin poshtë informacioneve të motit e cila e bën më të bukur përdorimin.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment