Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- SpikeDislike 2, nga 0.89€, falas
SpikeDislike është një lojë në të cilën do të mbani në lojë një top i cili kërcen pafundësisht. Detyra juaj është ta spostoni atë majtas ose djathtas me qëllim që të kaloni pengesat dhe të fitoni sa më shumë pikë. Kini kujdes sepse nuk do të jetë e lehtë!


- Composition Cam, nga 1.79€, falas
Composition Cam është një program i cili do të shfaqë linja koordinimi kur bëni foto apo filmoni. Duke zgjedhur një nga mënyrat e koordinimit dhe duke i përdorur, fotot tuaja do të jenë simetrike dhe  akoma më professionale.


- Giftata, nga 4.79€, falas
Giftata është një program i cili ju lejon të sinkronizoni të gjitha kontaktet dhe për secilin nga ato të vendosni datën e lindjes. Më pas programi do të krijojë njoftime të cilat do të shfaqen para ditëlindjes duke ju dhënë mundësi të merrni ide dhuratash ose ti blini ato duke zgjedhur midis mijra ideve. Programin mund ta merrni vetëm nëse keni një llogari iCloud ku keni zgjedhur si shtet Amerikën.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment