Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- MoodNotes, nga 4.79€, falas
MoodNotes është një program i cili ju ndihmon të përcaktoni se cilat janë gjërat që bëni gjatë ditë dhe që influencojnë gjëndjen emocionale. Programi do t'ju kërkojë në fillim disa të dhëna që lidhen me aktivitetet ditore dhe më pas do t'ju sjellë statistika dhe këshilla që ju ndihmojnë të përballoni problemet.


WordMap, nga 0.89€, falas
WordMap është një program i dobishëm për të perfeksionuar gjuhën angleze. Nëpërmjet diagramëve intuitivë ai do të shfaqë fjalët që lidhen me fjalën e kërkuar dhe kjo ju lejon të kuptoni më mirë përdorimin e tyre.

- Cross Section Engineering Data, nga 0.89€, falas
Cross Section Engineering Data është një program që i dedikohet të gjithëve ju që studioni ose do të studioni në inxhinierinë mekanike apo të ndërtimit. Program vë në dispozicion të gjitha mënyrat e mundshme dhe detajet e lidhjes së seksioneve që përdoren në shumë vënde të botës dhe mund ti kërkoni për emër ose atribute të tjera.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment