Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Bingo PartyLand, nga 2.79€, falas
Bingo PartyLand është një lojë ku mund të luani Bingo me miqtë online. Duke gjetur sa më shumë numra mund të mblidhni pikë të cilat do t'ju lejojnë të zbuloni dhoma të reja me kundërshtarë më të vështirë.


Learn English Sentence Master, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Learn English Sentence Master është një lojë me temë kuic ku duhet të zgjidhni fjalitë në gjuhën angleze për të përfunduar nivelin. Për më tepë, loja ju ndihmon të perfeksiononi dhe gjuhën angleze.


Fit Pregnancy, nga 6.79€, falas
Fit Pregnancy është një program i sjell në iOS një guidë të plotë  me ushtrime fizike të cilat mund ti ndiqni gjatë shtatzanisë. Për çdo fazë të saj do të keni në dispozicion një listë të paracaktuar si dhe detajet e duhura për çdo ushtrim.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment