Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Piercing Photo Editor Fx, nga 2.79€, falas
Piercing Photo Editor është një program i cili ju lejon të  modifikoni fotot duke i shtuar atyre forma të ndryshme piercing. Programi ju vë në dispozicion një listë nga ku mund të zgjidhni formën e dëshiruar dhe ta aplikoni në foton e preferuar. Kështu do të keni mundësi të shikoni se si do të dukeni nëse keni vendosur të bëni një të tillë.

- Conduit Bending, nga 2.79€, falas
Conduit Bending është një program i dobishëm i cili ju mëson se si bëni përkuljen e disa materialeve në mënyrë korrekte dhe duke i kursyer. Mjafton të zgjidhni një model, ta modifikoni dhe më pas sistemi do t'ju tregojë nëse keni bërë çdo gjë siç duhet. Gjithashtu keni në dispozicion dhe funksione për matur distancën.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment