Një nga lojërat më të dashura të viteve 90, zbarkon tani edhe në App Store. E kemi fjalën për lojën Striker 1945, ku do të pilotoni avionin tuaj me një objektiv të vetëm, të gjuani sa të mundeni dhe të shkatërroni çdo armik që do të takoni gjatë rrugës. Një lojë që ka apasionuar publikun shqiptar për shumë kohë.


Rikthimi i lojës Striker 1945 sjell me vete edhe shumë avionë të rinj dhe një arsenal shumë të pasur me armë që do t'i shtojnë më tepër adrenalinë ekperiencës tuaj me këtë lojë. Gameplay nuk ka ndryshuar dhe është shumë i ngjashëm me versionin origjinal.

Striker 1945 | iOS 8 | App Store - Falas

0 komente:

Post a Comment