I përdorni shpesh historitë e Instagram? Duhet të dini se që sot rrjeti social ka shtuar tre efekte të reja për funksionin Boomerang, që është nga më të pëlqyerit dhe më të përdorurit në Instagram Stories. Tre efektet e reja janë SloMo, Echo dhe Duo dhe janë të disponueshme që sot për funksionin Boomerang që na ofron mundësin të regjistrojmë video të shkurtra në loop me një efekt rewind.

Tre efektet e reja nuk përbëjnë sigurisht një risi duke qenë se janë të disponueshme prej kohësh në platformat rivale si Snapchat dhe TikTok, por do të ndihmojnë në krijimin e historive gjithmonë e më simpatike. Për të zhbllokuar tre efektet e reja duhet të dispononi versionin e fundit të Instagram, që mund ta instaloni nga App Store. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment