Kompania Caviar, e cila është një nga më të njohurat në treg për shitjen e produkteve luks, do të sjellë në treg shumë shpejt iPhone 11 Pro të bërë komplet me flori 24 karatësh dhe diamante. Në  Youtube është publikuar një video nga Marques Brownlee i cili ka testuar këtë version të iPhone të cilën po e vendosim në fund të artikullit.

Emri me të cilin ky produkt është prezantuar nga Caviar është "Solarius Zenith Full Gold iPhone 11 Pro" dhe nuk është për njerëz "normal". Trupi i aluminit është zëvëndësuar nga materiali i floririt prej 24 karatësh. Në pjesën e prapme të tij janë vendosur 137 diamantë të cilët janë nga kualiteti më i lartë. Gjithashtu prej floriri është edhe nxjerrsja e skedës SIM.

Nëse blini këtë produkt, Caviar ju dhuron dhe një AirPod Pro i cili do të personalizohet për ju duke u konsultuar me një punonjës ekspert të kompanisë. Çmimi fillestar do të jetë 100.000$ për versionin iPhone Pro 11 dhe 120.000$ për iPhone Pro Max 11.



/iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment