Një patentë e re Apple ka shpalosur teknologjinë që përdor ekrane fleksibël për të krijuar ekrane "sidewall" shtesë në një pajisje mobile. Siç raporton Patently Apple, patenta quhet "Pajisjet elektronike me ekran sidewall". Patenta është e fundit e një serie të ngjashme të publikuara nga Apple për të eksploruar mënyrat për të integruar ekrane shtesë në pajisjet e reja.

Patenta bazohet kryesisht në një ekran fleksibël, mundësisht OLED, që mund të modelohet për t'u përshtatur me bordet e një pajisjeje mobile për të zëvendësuar funksionet input/output të butonave si volumi dhe power në iPhone. Në vend të disa ekraneve, Apple po projekton një ekran që lakohet ose përkulet për të mbuluar si pjesë e përparme të ekranit ashtu dhe po ashtu edhe korrnizën anësore.

Për sa i përket anës funksionale, pjesët aktive të ekranit mund të përdoren për të krijuar kontrolle të ndërfaqes virtuale të përdoruesit, si për shembull me butonat input. Këta butona mund të ndryshojnë në bazë të asaj që po bëjmë me pajisjen tonë, si një lloj Touch Bar që gjejmë në një kompjuter MacBook. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment