Apple e ka nisur 2020-ën me një sfidë të re fotografike në "Night Mode", duke ftuar përdorues nga e gjithë bota të publikojnë fotot e tyre më të mira të shkrepura duke shfrytëzuar funksionin Night Mode të iPhone 11, iPhone 11 Pro ose iPhone 11 Pro Max.

iPhone 11 e aktivizon menjëherë funksionin "Night Mode" kur fotokamera e kupton se jemi në një situatë me ndriçim të dobët. Ikona e gjysëm hënës në pjesën e sipërme të ekranit bëhet e verdhë kur ky funksion është aktiv.

Apple do të vlerësojë fotot e dërguara nga sot e deri më 29 Janar. Një juri e përzgjedhur ekpertësh do të vlerësojë fotot dhe do të shpall pesë fotot fituese më 4 Mars. Për të marrë pjesë në këtë sfidë, mjafton të publikoni fotot tuaja në rrjetet sociale Instagram dhe Twitter duke përdorue këto hashtag #ShotoniPhone dhe #NightmodeChallenge. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment