Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Reading Prep Comprehension, nga 2.79€, falas
Reading Prep Comprehension është një program i dobishëm për të përmirësuar leximin e gjuhës Angleze. Programi vë në dispozicion çdo javë teste të reja të cilat mund ti blini nëpërmjet App Store Purchase por nëse e shkarkoni sot keni falas 1 muaj abonim. Mjafton të zgjidhni testin me pagesë dhe ai do të shkarkohet falas.


Week Calendar Pro, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Week Calendar është një program i dobishëm i cili sjell në iOS mundësinë për të patur një kalendar të avancuar ku mund të shënoni evente, të krijoni skedulime për tu njoftuar në kohë të paracaktuar si dhe shumë funksione të tjera të dobishme, për ju që keni nevojë të ruani çdo event ditor. Sot këtë program mund ta shkarkoni falas.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment