Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Attendance (For Stundents), nga 3.79€, falas
Attendance është një program që ju vjen në ndihmë nëse jeni student. Ai ju lejon të krijoni orarin e mësimeve, të skeduloni alarm për secilin nga oraret dhe të njoftoheni në kohën e duhur për lëndën apo detyrat që duhet të ndiqni.

- Bill Collector, nga 0.89€, falas
Bill Collector është një program i dobishëm i cili ju jep mundësinë të ruani të gjitha shpenzime ditore. Për secilin nga ato mund të shtoni një titull, përshkrim, datën dhe shumë e harxhuar. Më pas mund të krijoni statistika si dhe të keni një panoramë të shpenzimeve ditore, javore apo mujore.



Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment