Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Micro by THIX, nga 0.89€, falas
Micro është një lojë në të cilën do të mesoni se si krijohen, zhvillohen apo vrite bakteret. Nese keni qënë ndonjëherë kurioz se si ky proçes ndodh, në këtë lojë do të mësoni të mbani nën kontroll viruset apo bakteret më të rrezikshme, të shikoni ndryshimin e tyre në situata të ndryshme si dhe të krijoni baktere të reja duke kombinuar ato ekzistueset.


- Dr. Panda Bath Time, nga 3.79€, falas
Në këtë seri të Dr. Panda do të ndihmoni ariun dhe miqtë e tij të pastrohen duke nisur nga rrobat dhe deri tek larja në dush. Fëmijët do të mësojn rregulla e higjenës në mënyrë interaktive dhe argëtuese, duke marrë pjesë në lojërat që do të luajnë para se të aplikojnë rregullat e pastërtisë.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment