Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Roll Turtle, nga 2.79€, falas
Roll Turtle është një lojë me aventurë dhe aksion ku duhet të ndihmoni një breshkë që rrotullohet të mbledhë të gjitha yjet dhe vezët që gjen gjatë misioneve. Kini kujdese pse duhet të evitoni pengesat dhe vëndet e rrezikshme në 100 nivelet e grupuara në 5 ambjente grafike të ndryshme.


Zero+, nga 0.89€, falas.
Zero+ është një lojë me temë kuic ku duhet të rëndisni numrat që shfaqen në kutitë e ngjyrosura, në mënyrë të tillë që shuma e tyre të jetë 0. Duke e thjeshtë por do të kërkojë përqëndrim sepse koha mbaron shumë shpejt. Sot këtë lojë mund ta merrni falas.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment