Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- The Incident, nga 1.79€, falas
The incident është një lojë  ku duhe të shpëtoni nga objektet që bien dhe formojnë pengesa të cilat duan të bllokojnë arratisjen tuaj. Loja është ndërtuar mbi një ambjent grafik i cili kujton klasiket e viteve 90' dhe argëtimi është i siguruar.


- Cardio Trial, nga 4.79€, falas
Cardio Trial është një program i dobishëm i cili sjell në iOS këshillat nga mjekëtë më të mirë për problemet kardio vaskulare. Çdo detaj shoqërohet me shpjegime dhe ilustrime të cilat do t'ju ndihmojnë të kuptoni më mirë argumentin e kërkuar.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment