Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Fleet Of Heroes, nga 1.79€, falas
Fleet of Heroes është një lojë me strategji ku duhet të ndërtoni armatën tuaj e cila do të bëjë luftra ndërplanetare. Nëse jeni të apasionuar pas lojrave me këtë temë atëherë aty do të gjeni veten pasi betejat nuk kanë fund dhe mund të luani online me miqtë. Kujtojmë që loja mund të shkarkohet falas por do të gjeni në In App Purchase paketë falas për një kohë të limituar.


FoodyLife, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
FoodyLife është një program i cili ju jep mundësinë të krijoni dietën që duhet të ndiqni dhe më pas programi do t'ju njoftojë çdo ditë për oraret se kur duhet të ushqeheni. Kjo ju ndihmon të jeni më të rregullt në ushqim si dhe të arrini objektivin e përcaktuar nga dieta.

Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment