Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Treeceps: Activity & Training, nga 4.79€, falas
Treeceps është një program edukativ i cili sjell në iOS një guidë e cila do t'ju mësojë ushtrime fizike për të forcuar pjesë të ndryshme të muskujve. Për të arritur maksimumin duhet të ndiqni me kujdes të gjitha leksionet dhe të kujdeseni për mënyrën e të ushqyerit.



- Fittastetic: Fitness Recipies, nga 3.79€, falas
Fittastetic është një program i cili sjell një listë me receta gatim të cilat mund ti përdorni pas aktivitit fizik që bëni për të mbajtur trupin në formë. Programi do t'ju sjellë çdo ditë 3 receta të ndryshme plus listës me recetat e mëparshme. Nëse merreni me palestër atëherë ju këshillojmë ta merrni këtë program. Kujtojmë që mund ta shkarkon nëse keni një llogari Apple të rregjistruar në App Store Amerikan.



Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment