Apple dhe Qualcomm po punojnë për integrimin e modemit 5G në modelet iPhone që pritet të prezantohen gjatë vitit 2020, siç konfirmon presidenti i Qualcomm Cristiano Amon. Objektivi kryesor i këtij bashkëpunimi të ri midis Apple dhe Qualcomm është lançimi në kohë i iPhone 5G, me shumë mundësi në muajin shtator.

Duke parë prioritetin e lançimit të telefonit në momentin e duhur, pa vonesa siç ka ndodhur në të kaluarën, Amon ka deklaruar se modelet e para iPhone 5G do të përdorin modemin Qualcomm, por mund edhe të përmbajnë front-end RF të Qualcomm. Një front-end RF integron qarqe me pjesë si antena dhe marrësi i sinjalit që janë të rëndësishme për të rritur sinjalin nga rrjete të ndryshme. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment