Sipas një raporti të 9to5Mac, shërbimi i ri eSIM i Viettel do të jetë aktiv të premten më datë 13 dhjetor. Kjo do të thotë se klientëve do t'u kërkohet të përditësojnë iPhone-in e tyre në iOS 13.3 për të shfrytëzuar këtë shërbim. Kështu që, mund të hipotizojmë se iOS 13.3 do të lëshohet me shumë sigur brenda kësaj date.

Gjithashtu, duke qenë se pjesa më e madhe e versioneve iOS lëshohen zakonisht të martën ose të mërkurën, mund të presim prezantimin e iOS 13.3 brenda 11 dhjetorit. Dokumenti konfirmon se përdoruesit do të kenë nevojë edhe për watchOS 6.1.1 për të shfrytëzuar shërbimin eSIM, që do të thotë se me shumë mundësi do të lëshohet edhe një përditësim software për Apple Watch. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment