Instagram ko njoftuar për një funksion të ri për Stories, që do t'i ofrojë mundësinë përdoruesve të publikojnë një histori të vetme me një kolazh me foto. Duke aktivizuar opsionin "Layout", përdoruesit mund të shtojnë më shumë foto në një histori të vetme të publikuar në Instagram.

Funksioni ka të njëjtin emër të aplikacionit që Instagram shfrytëzon për të krijuar postime me më shumë foto në një postim të vetëm. Përdoruesit tani mund të krijojnë Stories me maksimumi 6 foto të ndryshme.

Megjithëse funksioni i ri mund të duket pak i rëndësishëm, ka shumë përdorues që përdorin aplikacione të tjera për të krijuar imazhe të ngjashme por t'i publikuar në historitë e tyre. Ajo që duhet të bëni është të hapni funksionin "Stories" në Instagram dhe të kërkoni "Layout" për të nisur kombinimin e fotove. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment