Sipas portalit Japonez Mac Otakara, pritet që së shpejti Appele sjellë në treg një version ekonomik të iPhone. Siç ka ndodhur në të kaluarën, ky version është quajtur SE por sipas portalit në fjalë ai do të quhet iPhone 9.

Duke qënë se Apple kaloi nga iPhone 8 në iPhone X, ekspertët presin që ai të ketë të njëjtat karakteristika, si nga dizajni po ashtu dhe komponentët hardware por në portalin e sipër përmëndur shpjegohet se ai do ti ngjajë në dizajn iPhone 8. Pra pritet të ketë një ekran me dimensione 4.7-inch, pa 3D Touch dhe do të montojë chip-in A13.

Nëse iPhone SE i ardhshëm do të quhet iPhone 9, ekspertët mendojnë se kompania nuk ka një strategji mbi emërtimin e produktit sepse ndryshimi i emrave të produkteve do të thotë paqartësi për të ardhmen e versionit ekonomik por pavarësisht emrit Apple është e vendosur që të çojë përpara versionin ekonomik të iPhone.

iPhone XE pritet të prezantohet në 4 mujorin e parë të vitit që vjen në një evente ku do të prezantohet gjithashtu dhe versioni i ardhshëm i iOS. Ndërsa përsa i përket çmimit deri tani nuk ka asnjë të dhënë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment