Duke nisur nga nata e Krishtlindjeve, Apple ka nisur të ofrojë disa surpriza për klientët e App Store, me një promocion të ngjashëm me "12 Days of Gifts" të viteve të kaluara. Deri më 29 Dhjetor do të ketë një surprizë për të gjithë përdoruesit. Këto dhurata do të jenë me shumë mundësi aplikacione dhe lojëra që zakonisht janë me pagesë.

Duket e ngjashme me promocionin "12 Days of Christmas", kur Apple ofronte falas app, këngë dhe libra gjatë 12 ditëve përpara Krishtlindjeve. Ky promocion është ndërprerë në vitin 2014. Nuk e dimë nëse oferta ditore suprizë do të jetë e disponueshme në të gjithë botën, por me shumë mundësi do të jetë ashtu. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment